Kompania Apple ka rregulluar një problem që e ndalonte funksionimin e celularit e fundit iPhone X në ditë të ftohta.

Në fillim të këtij muaji njerëzit filluan të ankoheshin për dritën e ulët të celularit në mot të crregullt.

“Më duhet dy sekonda për të dalë jashtë e për të hyrë brenda dhe ekrani nuk merr më komanda. Nuk arrin të regjistrojë as gishtin në këto momente,” – tha një nga përdoruesit.

Pas kësaj, Apple deklaroi se gjithcka është e vërtetë, por problemi do të zgjidhet shumë shpejt për të mos zhgënjyer asnjë.

Në përditësimin e ri iOS 11.1.2 zgjidhet edhe problemi i disa fotografive që marrin formë të ndryshme nga ajo që duhet të jetë.

/Ora News.tv/