Justin Bieber është parë i shoqëruar me mentorin e kishës së tij Carl Lentz, pasi e dashura e tij Selena Gomez zbuloi se ajo u kthye në rehabilitim si masë preventive për të pranuar betejën e saj me depresion.

 Justin ka formuar një lidhje të ngushtë me Lentzin, pastorin e Kishës Hillsong dhe mendohet se Justin i drejtohet rregullisht këshilltarit të tij, Selena është gjithashtu anëtare e kishës.

Muzikanti 23-vjeçar ka qenë prej kohësh një ndjekës i fesë dhe është raportuar më parë se gjatë turneut të tij, ylli kishte mbajtur klasa të studimeve biblike për stafin e tij.

Kisha është në përputhje me Pentekostalizmin, duke kundërshtuar çështje të ndryshme si homoseksualiteti, mësimi i evolucionit dhe aborti, pasi ata besojnë se jeta fillon në konceptim.

 Ata gjithashtu besojnë se krijimi - ideja se universi dhe jeta kanë origjinën nga Perëndia dhe jo proceset natyrore - dhe Dizajni Inteligjent - një argument religjioz për ekzistencën e Perëndisë.

Ndërsa kisha gjithashtu beson se Bibla është autoriteti përfundimtar, Brian Hjuston ka deklaruar në mënyrë specifike më parë se ndonëse kisha 'mirëpret të gjithë njerëzit', ajo nuk 'afirmon të gjitha mënyrat e jetesës'.


/Ora News.tv/