Reperi Tyga publikoi dje këngën “Lightskin Lil Wayne” duke treguar se është dedikim për kolegun e tij. Lil Ëayne konsiderohet si një nga legjendat e rapit dhe e pëlqeu shumë këngën e Tygës. Me anë të një postimi në Instagram, ai tregoi se e ka shijuar në maksimum videon dhe tekstin.

“E dua!!!! Kjo është fantastike vëlla. Më kanë humbur fjalët pasi dëgjova dhe pashë këtë! Ndihem mirë që jam vlerësuar në këtë mënyrë! Ndihem akoma më mirë kur shoh që vjen nga ty. Dashuri për Tyga”, shkruajti Lil Wayne. Por fansat nuk janë në të njëjtin mendim me të.

Madje ata kanë shkruar në rrjete sociale se ky krahasim është i pakuptimtë. Por në fakt, Tyga bëri këtë dedikim pasi Lil Wayne është arsyeja përse tregu ndërkombëtar ka reperë kaq të mirë.

Ai i dha mbështetje të madhe reperëve si Drake, Nicki Minaj, Thug, Uzi e të tjerë, përfshirë edhe vetë Tyga.


/Ora News.tv/