Pasi kaloi rrezikun për jetën, Demi Lovato largohet nga qendra e rehabilitimit

Pasi kaloi rrezikun për jetën, Demi Lovato largohet nga qendra e

Demi Lovato ka ndërprerë seancat e rehabilitimit të enjten (9 gusht) dhe është nisur për në Chicago. Burime për TMZ zbulojnë se ajo nuk ka hequr dorë nga dëshira për të larguar vesin e drogës, pasi udhëtimi është organizuar nga mjekët.

Ajo ka shkuar atje për tu bërë më e matur dhe e shëndetshme. Thuhet se Demi dhe nëna e saj arritën në Chicago të premten (10 gusht) rreth mesditës dhe udhëtimi u bë me avionin privat që ka.

Këngëtarja do të vizitojë një psikiatër që do përmirësojë shëndetin e saj  mendor, mirësjelljen dhe mirëqënien. Ajo do të qëndrojë në Chicago për disa ditë dhe më pas do kthehet neë qendrën e rehabilitimit ku ka qenë që prej të shtunës së kaluar.

Kujtojmë se Demi është në këtë gjendje pasi kaloi në mbidozë droge muajin e kaluar.

EMISIONET