Pashkët Orthodokse, Kryepeshkopi Janullatos: Shpresa e le të ndriçojë çdo ditë jetën tonë

Pashkët Orthodokse, Kryepeshkopi Janullatos: Shpresa e le të

Besimtarët ortodoksë pritën mesnatën për të marrë lajmin e ringjalljes së Krishtit.

Në Tiranë festa e Pashkës u festua në katedralen "Ringjallja e Krishtit", ku besimtarë të shumtë u lutën dhe ndezën qirinj.

Lutjeve për më shumë harmoni e paqe iu bashkua edhe kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Orthodokse, Anastas Janullatos .

Janullatos: Shpresa e Pashkëve le të ndriçojë çdo ditë jetën tonë. Krishti u ngjall vëllezër dhe motra.

Ngjarja e madhe e ringjalljes së Jezusit të Nazaretit u festua edhe në Katedralen e Korçës.

"Përjetimi i Pashkës i jep njeriut dimensionin e tij të vërtetë. 

Krishti u ngjall, gëzuar Pashkët. 

Pashkë të gëzuara dhe paqe kudo. 

Paqe dhe mbarësi për të gjithë. 

Paqe kudo dhe  gëzuar. Pashkë të mbara për të gjithë".  

Festimet për Pashkën nisën me meshën e madhe të së shunës mbrëma dhe përfundon me drekën tradicionale të së dielës. Kjo festë simbolizon triumfin e jetës mbi vdekjen dhe të keqen.

EMISIONET