Pas vrasjes së Ivanoviç, Beogradi përdori edhe "manovër" tjetër për t'u tërhequr nga dialogu

Oliver Ivanoviç, një politikan i shquar serb i Kosovës, është qëlluar jashtë selisë së partisë së tij, ditën kur Beogradi dhe Prishtina filluan bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre pas një ndërprerje prej më shumë se një viti.

Ivanoviç u qëllua gjashtë herë nga sulmues të panjohur në qytetin e ndarë të Mitrovicës.

Sekretari i njohur i shtetit për Kosovën dhe Metohinë në qeverinë serbe ishte kundërshtar i partisë serbe të mbështetur nga Beogradi në Kosovë.

"Guardian" shkruan se vdekja e tij mund të komplikojë më tej marrëdhënien e trazuar midis Kosovës dhe Serbisë, e cila vazhdon ta konsiderojë rajonin si një provincë të shkëputur.

Ajo ngre gjithashtu pyetje mbi misionet ndërkombëtare paqeruajtës dhe sundimit të ligjit në rajon, të cilat kritikët thonë se kanë bërë një sy qorr ndaj krimit të organizuar.

 Kosova veriore e mbizotëruar nga serbët mbetet nën ndikim të rëndësishëm nga Beogradi dhe diplomatët ndërkombëtarë thuhet se po lundrojnë me idenë e ndarjes.

Nga ana tjetër, qeveria e Prishtinës ka hedhur idenë për të shfuqizuar ligjin për ngritjen e Gjykatës së Krimeve të Luftës.

Negociatat midis zyrtarëve të lartë që përfaqësojnë Beogradin dhe Prishtinën në Bruksel duhej të rifillonin të martën, por delegacioni serb u tërhoq pas lajmit për vrasjen.

Presidenti Aleksandar Vuçiç thirri në mesditë një takim të këshillit të sigurisë kombëtare.

Një burim i qeverisë së Beogradit i tha Guardian se delegacioni u tërhoq edhe për shkak të deklaratave të kohëve të fundit nga kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, sipas të cilit, nëse "Serbia i kthehet sërish Kosovës, nuk ndalemi deri në Nish".

"Çfarëdo që të ndodhë, ka të ngjarë që vrasja të përdoret për qëllime politike", tha James Ker-Lindsay, një specialist në Evropën juglindore në Universitetin St Mary në Londër. "Unë dyshoj se kjo do të përdoret gjithashtu nga disa, që të përpiqen të shmangin vëmendjen nga tensionet në rritje në Kosovë mbi gjykatën e re penale për krimet e luftës".

EMISIONET