"Pas vdekjes së bashkëshortit, nuk gjej dot një partner të ri. Si t’ia bëj?"

"Pas vdekjes së bashkëshortit, nuk gjej dot një partner

Jo gjithmonë martesat përfundojnë me fund të lumtur apo me divorc. Janë të shumta rastet kur ndodhin tragjedi dhe njerëzit humbin personat e dashur, gjë që i ka ndodhur edhe një vajze të re. Në letrën e saj për eksperten E.Jean, ajo ka rrëfyer e dëshpëruar aksidentin e bashkëshortit të saj. Tani, është në dyshime nëse duhet të ketë një partner të ri pasi ata që ka takuar, i ka krahasuar me të ndjerin.

Letra e vajzës: Unë mendoj për kohën kur ai më ftoi për takimin e parë dhe më dërgoi me aeroplanin e tij në majë të malit për një piknik romantik. Ai ishte njeriu më i zgjuar që njihja. Mbështetja e tij më ndihmoi që të ngjitesha në karrierë. Ndjeja se mund të arrija çdo gjë. Ne u martuam dhe përjetoja vazhdimisht ndjenjën e euforisë.

Një ditë, ai nuk erdhi në shtëpi. Atë mëngjes, u ngrit nga krevati, më puthi dhe më tha se do përgatiste aeroplanin për udhëtimin në Idaho për ditëlindjen time. Më tha se do takoheshim atë pasdite në palestër. Ai nuk u shfaq në asnjë moment. Me një peshë të madhe në kraharor, unë shkova vendin ku qëndronte aeroplani i tij privat. Aty ishte makina e tij e parkuar dhe vura re një trazirë të madhe në asphalt.

Mora një alarm në telefon ku thuhej se piloti kishte vdekur në një aksident ajror. Pak minuta më vonë, emergjencat më dhanë të njëjtin lajm. Ishte bashkëshorti im.

Lumturia e ekzistencës sime mori fund. Edhe tani që po shkruaj këtë, përlotem.

Problemi im qëndron këtu: Të gjithë më thonë se duhet të eci para. Duhet të njoh dikë tjetër. E kuptoj që jam e re për të mbetur e ve. Kështu lejova miqtë e mi që të më linin takim me dy meshkuj, por ata janë shumë ‘të ulët’ në krahasim me bashkëshortin tim të ndjerë. A do e bëj gjithmonë një krahasim të tillë? A do kem një partner tjetër? Ka mbetur ndonjë mashkull për mua? Do doja shumë që të përjetoja sërish një eksperiencë të bukur në jetë, të cilën e shijova me njeriun më të mirë që kam takuar ndonjëherë.

Përgjigja e ekspertes: Çfarë do të thuash me dy meshkuj? Ti je e bukur, e zgjuar dhe e pasur. Ka qindra meshkuj që do ndiheshin krenarë nëse do dashuroheshin me ty. Si mund ti takosh këta? Duke shkuar në vende të ndryshme, duke zgjedhuar rrethin shoqëror, duke ndjekur aktivitete të ndryshme, qoftë edhe fondacione bamirësie. Patjetër që do bësh krahasime derisa të gjesh mashkullin e duhur. Do ta kesh jetën e bukur. Vdekja e bashkëshortit tënd është një histori tepër e dhimbshme dhe e admiroj besnikërinë tënde, por është koha për të marrë përgjegjësinë e një jete të re!

EMISIONET