Pas transmetimit të rastit në BOOM, Drejtori i Hipotekës Laç zbaton urdhërin e Ramës

Pas transmetimit të rastit në BOOM, Drejtori i Hipotekës

Emisioni BOOM i është rikthyer rastit të qytetarit nga Laçi, Genci Lama, për të cilin kryeministri Edi Rama gjatë llogaridhënies publike në maj të këtij viti tha se do t'i jepet çertifikata e pronësisë.

Në atë kohë Rama i dha 24 orë Drejtorit të Hipotekës për të zgjidhur këtë rast, por urdhëri i kryeministrit u thye nga Drejtori i Hipotekës.

Pas transmetimit të rastit në BOOM, 2 specialistë nga Tirana kanë takuar përseri shtetasin Genc Lama dhe i kanë premtuar se çdo gje do të rregullohet dhe ai do të pajiset me çertifikate pronësie, por i kanë kërkuar pak kohë.

Genci Lama tha se u deshën rreth 3 muaj që ai të merrte çertifikatën.

"Jam i lumtur kam marre certifikaten e pronesise. Falenderoj ‘Boom’ që bëri publik rastin tim, pa ndihmën tuaj akoma nuk do e kisha marrë çertifikaten e pronësisë ", tha Genci Lama.


EMISIONET