Pas tradhtisë me Tristan, Kylie Jenner u frikësua nga shoqja e ngushtë

Pas tradhtisë me Tristan, Kylie Jenner u frikësua nga shoqja e

Khloe Kardashian tha se nuk do ta mendonte kurrë, për 1 milion vite se do lëndohej nga Jordyn Woods.

Ajo ka biseduar me motrat e saj, Kim Kardashian dhe Kylie Jenner dhe tradhtisë së Tristan Thompson me modelen, e cila ishte edhe mike e familjes.

"Tristan, ne të gjithë e dinim se çfarë mund të bënte. Mjafton të kujtoni çfarë bëri kur isha 9 muajshe shtatzënë. Unë e dija kush ishte ai. Por, kurrë, në 1 milion vite nuk do ta besoja se kush ishte ajo", tha Khloe.

Edhe Kim, e cila ishte po aq e tronditur nga historia tha: "Askush nuk mund ta besonte". Fakti që Khloe është motra e saj dhe Jordyn shoqja e ngushtë, Kylie nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të ishte në mes të kësaj drame.

"Unë e telefonova dhe ajo nuk tha asgjë. Ajo ishte duke qarë gjithë kohës. Dhe unë thjesht i thoja, 'Kam frikë nga ty tani. Ti je në gjendje të zgjohesh mëngjesin tjetër me një buzëqeshje në fytyrë'", tha Kylie.

Kylie shtoi se Jordyn nuk tradhtoi vetëm familjen, por edhe vetveten.

"Unë i kam thënë atë që kam menduar. I kam thënë, 'Ti nuk po mendoje për True, as për Khloe, as për mua. Por ti nuk po mendoje as për veten tënde, shiko çfarë ke bërë'", përfundoi miliarderja.

Historia e tradhtisë së Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian, me të cilën ka një vajzë që quhet True, u bë publike në shkurt, kur mori fund lidhja e tyre.

Nuk ishte hera e parë që basketbollisti përfshihej në një skandal të tillë. E njëjta histori ndodhi një natë para se Khloe të sillte në jetë vogëlushen True, por atëherë e fali partnerin dhe vazhduan lidhjen.

EMISIONET