Sfilata me koleksionin e të brendshmeve nga diva e popit Rihanna përfshiu femra të përmasave të ndryshme. Ndër to, ishte edhe modelja shtatzënë Slick Woods, e cila sfiloi me të brendshme seksi nga linja “Savage x Fenty”.

Burime për TMZ kanë konfirmuar se ajo ka shkuar me urgjencë në spitalin më të afërt pas sfilatës. 22-vjecarja solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Thuhet se modelja, së bashku me partnerin e saj, muzikantin Adonis Bosso kanë vendosur ta quajnë djalin Saphir. Por ende nuk ka dicka të konfirmuar nga vetë modelja.

/Ora News.tv/