Pas rikonstruksionit të lagjes, banorët e “Don Bosko-s” edhe me kënd rekreativ

Pas rikonstruksionit të lagjes, banorët e “Don Bosko-s”

Përfundimi i punimeve të infrastrukturës urbane i ka dhënë mundësi  Bashkisë Tiranë që t'u japë banorëve të lagjes “Don Bosko” edhe një  shesh rekreativ.

 Lajmin e bën të ditur vetë kryebashkiaku Veliaj, i cili  nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook,  shprehet se këndi i ri rekreativ është drejt përfundimit. 

“Thuajse gati një tjetër shesh rekreativ mes pallateve te Njësia 9 -  Don Bosko. Faleminderit banorëve për durimin - punët e bukura duan pak  kohë!”, shkruan Veliaj.

Këndi i ri rekreativ përmban module lojërash për fëmijët, si dhe  është arreduar me pajisjet e nevojshme çlodhëse edhe për më të rriturit.

EMISIONET