Pas rënies drastike në 6 mijë dollarë, rritet vlera Bitcoin

Pas rënies drastike në 6 mijë dollarë, rritet vlera Bitcoin

Vlera e monedhës elektronike Bitcoin ra aq shumë në muajin e kaluar sa u mendua që tregtia do ndalohej në Korenë e Jugut. Më pas u stabilizua për të rënë përsëri.

Këmbimi i valutës së paqëndrueshëm arriti një rekord të lartë kur kaloi 19.850 dollarë në mes të dhjetorit dhe vlera e tij është zhvendosur që prej asaj kohe.

Vlera e Bitcoin pati rënie drastike në fillim të shkurtit, nga 10 mijë dollarë në 6 mijë dollarë për vetëm katër ditë. Tani ka filluar të rritet përsëri, megjithëse me ritme të ngadalta.

Sipas Coinbase, që të enjten pasdite, Bitcoin ka arritur në 10.938 dollarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Vlera i është rritur me 5% për 24 orë dhe rreth 24% për një javë. Kohët e fundit, Koreja e Jugut ndaloi njerëzit që të tregtojnë Bitcoin dhe monedha tjera elektronike, por fatmirësisht nuk do ndalojë këmbimin valuator.

EMISIONET