Pas protestës...xhamat e thyer të derës së Kryeministrisë

Pas protestës...xhamat e thyer të derës së

Pas protestës së të shtunës, ekspertë të kriminalistikës dhe punonjës të Bashkisë kanë mbledhur gjithçka mbeti në rrugën para kryeministrisë, një pjesë për të mbledhur provat, ndërsa të tjerë për ta kthyer zonën në normalitet.

Mëngjesi i së dielës kaloi i qetë duke fshirë çdo shenjë nga ajo që ndodhi një ditë më parë.

Të shumtë kanë qenë qytetarët, të cilët ndalonin para godinës së kryeministrisë, për të parë me kureshtje dëmet dhe kërpudhën, që u bë edhe më e njohur me reagimin e parë të kryeministrit për protestën.

EMISIONET