Pas problemeve me policinë dhe akuzat për përdhunim, Chris Brown nuk "arratiset"

Pas problemeve me policinë dhe akuzat për përdhunim, Chris Brown

Reperi Chris Brown po qëndron i lirë në Paris pa patur frikën se do arrestohet nga policët. Para disa ditësh, ai u arrestua pasi akuzohej për përdhunimin e një modeleje franceze.

TMZ ka zbuluar se oficerët kishin dyshime për dëshminë e modeles 24-vjeçare, histori e cila i dukej e pabesueshme.

Ajo i tha policëve se Chris e përdhunoi në dhomën e veshjes në suitën e tij dhe gjithçka zgjati rreth 20-30 minuta. Më pas deklaroi se donte të largohej, por miqtë e reperit nuk e lejuan të dilte jashtë dhe e përdhunuan sërish.

Policia beson se historia nuk është e vërtetë pasi ajo nuk ka kërkuar të largohej dhe nuk ka kërkuar ndihmën e askujt që ishte në suitë. Kjo ishte arsyeja përse Chris u lirua. Ndonëse kaloi disa netë pas hekurave, këngëtari vendosi të qëndronte në Paris ku po vijon hetimi.

EMISIONET