Rama betohet ministër i Jashtëm, shtrëngon dorën me Presidentin Meta

Kryeministri Edi Rama është betuar tek Presidenti tek Presidenti i Republikës, Ilir Meta për të marrë edhe detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Pas përplasjes së ditëve të fundit Rama dhe Meta i kanë shtrënguar për herë të parë dorën njëri tjetrit. Duket se marrëdhëniet kanë mbetur të ngrira, pasi ceremonia ka zgjatur vetëm pak minuta dhe pa prezencën e medias.

Ndërsa dhe nga shprehja e Ramës duke se gjithcka ka qenë një procedurë e detyrueshme për tu zbatuar.

Gjithsesi Rama, tashmë veç postit të kryeministrit do të ketë edhe detyrën e ministrit të Jashtëm. Është për tu parë forma që do të ndjekë për të drejtuar dhe nëse do tia delegojë kompetencat zv/ministrit Gent Cakaj.

Kuvendi votoi të hënën me 78 vota pro dekretimin për Ramën si ministër të Jashtëm. Në votim, ish-ministri Ditmir Bushati u rrëzua me 77 vota dhe me një abstenim të Spartak Brahos.

Rama ka bërë të qartë se këtë funksion do ta mbajë përkohësisht, deri në krijimin e Gjykatës Kushtetuese, ku do ta ankimojë vendimin e presidentit Meta, për mosdekretimin e Gent Cakajt në këtë pozicion.

Nëse trupa do të mbështesë kërkesën e tij, atëherë Rama do të rikërkojë dekretimin e Gent Cakajt në krye të diplomacisë shqiptare.


EMISIONET