Jeta e një punëtori fabrikë shpëtoi për “fije të perit” dhe kjo fal kapelës së tij të fortë. 

Punëtorët po shkarkonin me vinç një pirg fletësh metalike kur papritur një zinxhir u këput. Fletët metalike u lakuan dhe goditën në kokë punëtorin, i cili përfundoi në dysheme dhe kapela e tij u rrëzua. 

Incidenti i tmerrshëm ndodhi në një fabrikë në qytetin Foshan në jug të Kinës, ndërsa punonjësi ishte i lodhur por i gjallë pas aksidentit.

/Ora News.tv/