Këngëtarja Dua Lipa dhe shefi kuzhinës Isaac Carew i dhanë fund lidhjes vetëm disa javë më parë.

Menjëherë pas ndarjes Dua u pa në krahët e modelit Anwar Hadid.

Por asnjëri prej tyre nuk komentoi se çfarë ndodhi me lidhjen e tyre.

Në një postim në Twitter, Isaac shkroi: “Për aq kohë sa e dini (emoji gjarpri). Mendoj se fama dhe paraja janë faktorë të mëdhenj.”

Menjëherë fansat sugjeruan se postimi i tij lidhej me arsyen e ndarjes nga Dua.


/Ora News.tv/