Këngëtarja e njohur shqiptare, Ingrit Gjoni nuk ka sjellë një projekt të ri muzikor që prej verës, por duket se ka nisur punën për realizimin e të rejave.

Në një intervistë për emisionin ‘Mos i fol shoferit’, ku makinën e drejtonte Ana Lika, ajo rrëfeu se do sjellë disa bashkëpunime, por nuk dha detaje të tjera.

Në postimet e fundit në rrjetin social, Instagram ajo ka sjellë disa fotografi profesionale me të zeza e të kuqe, të cilat mendohet të kenë lidhje me projektet e reja muzikore.

Hiti i saj i fundit ishte ‘Fustani Pika Pika’, një bashkëpunim me Gjeto Lucën para 8 muajsh që ka arritur 3.6 milionë klikime në Youtube.

Tags