Gjatë koncertit "Hapësira e një ëndrre", Miriam Cani dhe Alban Skënderaj surprizuan publikun e Kosovës duke treguar se janë në një pritje të ëmbël.

Miriam Cani ndau me njdkeësit në Instagram emocionet e forta që ndjeu gjatë performancës në skenë.

"3000 zemra që kënduan cdo fjalë e cdo tingull një zëri!

Gjithmonë e kam ditur që Prishtina dhe mbarë Kosova Albanin e ka shumë përzemër por ajo që përjetova mbrëmë tejkaloi cdo imagjinatë timen.

Ky koncert ishte vërtetë një ËNDËRR!

Thellësisht mirënjohëse", shkruajti Miriami.

Ndërkohë çifti gëzon një vajzë, por nuk dihet ende nëse Ameli do të bëhet me motër apo vëlla. Ata u martuan në fshehtësi në Dubai, ku realizuan dhe këngën "Duamë" dedikuar dashurisë që kanë për njëri-tetrin.

/Ora News.tv/