Miliarderja më e vogël në botë, Kylie Jenner, është bërë pjesë e fushatës së Calvin Klein ku është shfaqur me të brendshme.

Prej kohësh larg kamerave, ajo vendosi që të bënte këtë dalje publike, në krah të 4 motrave të saj.

20-vjeçarja ka qëndruar pranë motrës shtatzënë, Khloe dhe i kanë mbajtur duart e kapura ndërkohë që ka ekspozuar vetëm gjoksin.

Të gjitha motrat nuk kanë bërë asgjë për të mbuluar linjat e tyre, prandaj kjo shton dyshimet për shtatzëninë e Kylie.

Prej muajsh, flitet që ajo pret një fëmijë me partnerin e saj Travis Scott por nuk dihet asgjë pasi nuk ka konfirmuar asgjë dhe nuk është shfaqur në rrjete sociale.

/Ora News.tv/