Pas katër shekujsh, zbulohet shkaku i vdekjes së piktorit të famshëm Caravaggio

Pas katër shekujsh, zbulohet shkaku i vdekjes së piktorit të

Caravaggio, i njohur edhe si Michelangelo Merisi, ishte një piktor revolucionar që ndikoi shumë artistë gjatë jetës së tij por dhe pas vdekjes së tij.

Piktori, i cili lindi në vitin 1571, kishte një jetë të trazuar gjatë së cilës u përfshi në shumë luftëra dhe beteja. 

Caravaggio u largua nga Roma pasi u dënua me vdekje dhe një luftë përfundimtare e detyroi atë të largohej nga Chiaia në Napoli, rreth 9 korrikut 1610. 

Duke u nisur nga Napoli, varkë me të cilën udhëtonte Caravaggio u ndal në Palo, një port 20 milje nga Roma, ku u arrestua dhe u burgos. 

Pas lirimit të tij, Caravaggio mbërriti në këmbë në Porto Ercole në Toscana, ku vdiq në spitalin lokal në moshën 39 vjeçare (1610). Ai kishte shenja të etheve malinje dhe infeksion, ndërsa mendohet u varros në varrezën aty pranë.

Studiuesit filluan të kërkonin trupin e Caravaggio në këtë varrezë të vjetër duke u përqëndruar tek çdo skelet i moshës 30-40 vjeç dhe 1.65 metra i gjatë.

Ndër 9 skeletet që përmbushën këto kritere vetëm një prej ture daton në fillim të shekullit 17-të.

Nga analiza e eshtrave u zbulua nivel i lartë plumbi, që është një zbulim i rëndësisë së madhe për shkak se Caravaggio përdorte plumb për të realizuar pikturat.

Për të identifikuar shkakun e vdekjes u analizuan dhëmbët që i atribuohen Caravagos.

Dhe u arrit në përfundimin se piktori i famshëm vdiq nga stafilokoku aureus.

EMISIONET