Kryeministri dhe ministrat e qeverisë së Kroacisë u paraqitën sot, në mbledhjen e kabinetit, me fanella të ekipit të tyre kombëtar të futbollit, që i ka bërë krenar si komb, sepse është finalist i Botërorit të Rusi 2018.

Në fakt, kryeministri, kryetari i kuvendit dhe disa nga minsitrat e qeverisë së Kroacisë ishin prezent në stadium, duke e përcjellë “live” gjysmëfinalen e së mërkurës në mbrëmje. Ata janë kthyer në mëngjes dhe kanë “flakur” kollarot e veshjet zyrtare, duke i këmbyer me fanellat e skuadrës së drejtuar nga Zlatko Dalic.

Më poshtë mbledhja e kabinetit qeveritar:


/Ora News.tv/