Pas Cosby, lëvizja Time's Up synon R Kelly

Lëvizja Time's Up ka premtuar mbështetje për fushatën #MuteRKelly pas akuzave për sjellje seksuale të pahijshme ndaj yllit të RnB.

Bizneset dhe mjedise muzikore që promovojnë R Kelly-n do të jenë nën shenjestër.

Por ai i ka mohuar të gjitha akuzat.

"Ne kërkojmë hetime ndaj abuzimeve seksuale të R Kelly-t ndaj femrave me ngjyrë dhe familjeve të tyre për më shumë se dy dekada,"-thuhet në një deklaratë.

Deklaratë përmend shpalljen fajtor të Bill Cosby për sulme sekslae.

Kelly, i cili ka shitur më shumë se 60 milionë albume në të gjithë botën ka mohuar akuzat ndaj tij. Duke përfshirë edhe akuzat e vitit të kalaur se ai po mban disa vajza të reja në një kult "abuziv".

Avokati i këngëtarit tha  për BBC se Kelly do të punonte me zell dhe me forcë për të ndjekur akuzuesit dhe për të pastruar emrin e tij.

EMISIONET