Kushtet ekstreme të motit krijojnë probleme të shumta të qarkullimit në rrugët e Britanisë, ndërsa trashësia e borës është rreth 10 cm

Zyra e Met, ka lëshuar paralajmërime të ashpra për mot me borë në të gjithë Anglinë dhe Uellsin qendror, ndërsa pjesët e Skocisë dhe Irlandës së Veriut përballen me ngrica të shumta në atë që quhet "Fatkeqësia nga Perëndimi".

Kushte e vështira të motit pasohet nga një sistem me presion të ulët që vjen nga Oqeani Atlantik dhe nga Perëndimi i Jugut dhe do të përfshijë të gjithë Britaninë gjatë fundjavës.

Kjo do të sjellë shira të shumta shoqëruar me erëra të fortë dhe dëborë më pas, kryesisht në Anglinë Veriore dhe në Skoci.

Qindra shkolla janë mbyllur nga bora e rënë, duke sjellë kaos në trafik.

Pas "Bishës nga Lindja", meteorologët e kanë quajtur situatën në vazhdim si "Fatkeqësia nga Perëndimi".

/Ora News.tv/