Pas 8 vitesh mungesë, këngëtarja shqiptare rikthehet me baladë

Pas 8 vitesh mungesë, këngëtarja shqiptare rikthehet me

Këngëtarja shqiptare, Samanta Karavella është kthyer në festivalin muzikor ‘Kënga Magjike’ me një baladë romantike.

E titulluar “Humbur”, ajo ka sjellë një këngë ndryshe nga herët tjera. Duke treguar se hëna e inspiron shumë, ajo zgjodhi që të shfaqej me të në skenë për të treguar lidhjen e fortë që ka pasi këngët më të bukura i ka bërë kur është e plotë. Flitet për dy persona që duhen shumë, por nuk mund të rrijnë bashkë.

Një këngë e punuar dhe shkruar nga Kledi Bahiti dhe Darko Dimitrov është prezantimi i saj në festival. Është pritur shumë mirë nga ndjekësit e Samantës, edhe pse kohët e fundit është shfaqur me këngë ritmike.

EMISIONET