Pas 7 fëmijëve, nëna 43-vjeçare më në formë se kurrë, zbuloni sekretin

Ajo është nënë e 7 fëmijëve dhe trupi i saj është më në formë se kurrë. 

Jessica Enslow, 43-vjeç nga Utah ka lindur fëmijën e saj të parë në vitin 1994 kur ishte vetëm 19-vjeçe. Më pas ajo solli në jetë edhe 6 fëmijë të tjerë, i fundit në vitin 2013.

Enslow i ka habitur të gjithë me format e saj perfekte trupore dhe me krenari thotë se ndihet më në formë se sa kur ishte 20 vjeç.

Dhe ndërsa ndan në rrjetet sociale fotografi me vajzën e madhe Alyssa, 22 vjeç, ndjekësit  i kanë komentuar mbi faktin se duken  më shumë si motra sesa si nënë e bijë.

Pamja e saj e mrekullueshme ka bërë që ajo të fitojë një numër të madh ndjekësish në Instagram të cilët janë mahnituar nga fakti se si mundet ajo që të qëndrojë në formë kaq të mirë duke u kujdesur për një familje të madhe.

Jessica ka zbuluar sekretin për të gjithë fansat e saj. Ajo u shpreh se ushtrimet fizike dhe palestra e kanë ndihmuar në pamjen rinore.



EMISIONET