Pas 6 vitesh, Rita Ora rikthehet në Shqipëri: Jam shumë e emocionuar

Këngëtarja e njohur, Rita Ora do të rikthehet në Shqipëri për të performuar sërish në mes të sheshit Skënderbej. Me anë të një postimi në Facebook, ajo tregon sa e entuazismuar është që do rikthehet pas 6 viteve për të argëtuar shqiptarët.

“E emocionuar që do shkoj në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë që është gjithnjë në ndryshim për një shfaqje të shkëlqyer më 3 qershor në Sheshin e mahnitshëm “Skënderbej”. Mezi pres për të festuar me të gjithë ju. Tirana Rocks”, shkruajti ajo.

Lajmin e ka dhënë para disa kohësh, Erion Veliaj, i cili me ndihmën e bashkisë bën të mundur ardhjen e Ritës. 

Kujtojmë se Rita ishte në shkurt në sheshin e Prishtinës për festën e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

EMISIONET