Pas 5 vitesh rikthehet tek Kënga Magjike? Ronela Hajati: Nuk është konfirmuar

Pas 5 vitesh rikthehet tek Kënga Magjike? Ronela Hajati: Nuk

Edicioni i 20-të i Këngës Magjike do fillojë së shpejti dhe pjesa më e madhe e artistëve po përgatiten që të prezantojnë një projekt të mirë. Të njëjtën gjë po bën edhe Ronela Hajati.

Në intervistën për "Mos i fol shoferit" nga Rudina Dembacaj, Ronela zbuloi se ende nuk është konfirmuar pjesëmarrja e saj. Ndër të tjera tregoi se si ky festival e ndihmoi të rritet në karrierë.

Ronela Hajati: Jam duke u përgatitur, është akoma jo e konfirmuar. Vetë jam e konfirmuar vetëm në momentin kur dal. Shëndeti, si mund të dalë kënga mbase dhe nuk të ngjit kënga dhe tërhiqesh. Nuk ka lidhje me kompeticionin. Kam dëshirë të jem. E kam me shumë qejf sepse kam 5 vite që nuk kam qenë dhe mund të them që kam patur sukseset më të mëdha për kohën. Të miat personale duke qenë se për kohën atëherë, këngët e mia janë kthyer në të pëlqyera dhe kam patur shumë punë. Paratë e mia të para kanë ardhur si sukses i këngëve që kanë dalë në Këngën Magjike.

Herën e parë që mori pjesë në këtë festival ishte me Orgesa Zaimin dhe fituan çmimin "Best Tendence".

EMISIONET