Pas 5 vitesh, bashkohen Capital T dhe Majk për të sjellë hitin e vitit

Pas 5 vitesh, bashkohen Capital T dhe Majk për të sjellë hitin e

Reperët e njohur nga Kosova, Capital T dhe Majk janë bashkuar për të sjellë një projekt të ri muzikor, të titulluar “Pasha Jetën”.

Është një këngë romantike, tekstin dhe muzikën e së cilës e kanë shkruajtur vetë artistët. Bëhet fjalë për dashurinë ndaj një femre, e cila ka marrë fund dhe ka mbetur dicka e kaluar.

Kjo nuk është kënga e parë që ata sjellin pasi para 5 vitesh kanë bashkëpunuar për projektin ‘Asnjoni’. Ndjekësit e kanë pritur shumë mirë këngën, e cila ka marrë vëmendje të madhe që para se të jetë online.

Mbetet për tu parë nëse do jetë hiti i rradhës për reperët e famshëm.

EMISIONET