Jennifer Lopez i dërgoi mesazh indirekt reperit me të cilin dyshohej se flirtonte dikur. Ylli i popit hapi turneun e saj të premten në Los Anxhelos dhe në një moment pushimi, dëgjohej kënga “Hotline Bling” në sfond.

Në atë moment, 49-vjecarja tha, “Huh, telefonata e të pasmeve”. Kjo nuk është hera e parë që JLo i referohet yllit të rapit.

Ajo e ka përdorur të njëjtën shprehje në vitin 2016 në Vegas. Atë kohë dyshohej se ishte në lidhje me Drake pasi publikuan një fotografi ku dukeshin të afërt, por asnjëherë nuk u konfirmua një gjë e tillë.

Ndërkohë, Jennifer Lopez shijoi koncertin e saj të parë me vogëlushen Emme duke dhënë një performnacë mbresëlënëse për fansat.

/Ora News.tv/