Dua Lipa është në një lidhje me modelin Anwar Hadid prej disa muajsh.

Dhe çifti raportohet se ka ndërmarrë një hap shumë të madh në marrëdhënien e tyre.

Mediat rozë raportojnë se këngëtarja dhe Anwar duan të zhvendosën në New York. Çifti i ri ka marrë më qira një apartament dhe do të jetojnë së bashku.

Gjatë kësaj kohe Dua do punojë për albumin e dytë dhe modeli do qëndrojë pranë familjes së tij.

“Dua dhe Anwar po kalojnë gjithë kohën bashkë, kështu që vendosën të marrin me qira një banesë. Dua qëndron gjithmonë tek ai kur është në LA dhe Anwar qëndron tek ajo në Londër,”-tha një burim.

Apartamenti dyshohet se është afër vendit ku jetojnë motrat e modelit, Gigi dhe Bella Hadid.

Duket gjithashtu se marrëdhënia mes Lipës dhe Hadid ka shënuar një tjetër moment historik: takimi me familjen.

Këngëtarja u takua me familjen e modelit muajin e kaluar ndërsa babai i Duas  i bëri folloë Anwar në Instagram.

/Ora News.tv/