Partizani zyrtarizon goditjen e parë, firmos me mbrojtësin maqedonas

Partizani zyrtarizon goditjen e parë, firmos me mbrojtësin maqedonas

Egzon Belica është goditja e parë e Partizanit.

Belica mund të aktivizohet si në qendër ashtu dhe në të djathtë të mbrojtjes ndërsa vjen pas një eksperiencë të shkurtër në kampionatin lituanez, ku u aktivizua me klubin e Riga.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit të kuq, skuadra kryeqytetase tregoi dhe detajet e kontratës së nënshkruar me mbrojtësi 27 vjeçar.

"Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Egzon Belicën. Mbrojtësi 27-të vjeçar, i cili ishte pjesë e skuadrës përgjatë fazës përgatitore në Antalia, ka nënshkruar sot me 15-të herë kampionët e vendit një kontratë për 1 vit e gjysmë. Pas firmës së hedhur në kontratë, Belica ka kryer edhe prezantimin në ambientet e klubit. #MirsevjenNëFamiljen EKuqeEgzon”, - përfundon lajmërimi i klubit.

EMISIONET