Partizani zhvillon stërvitjen e parë në tokën turke

Partizani ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në tokën turke. Skuadra ka zbritur në fushën e blertë, në Antalia rreth orës 16:00 me orën shqiptare. Të akomoduar në hotel “Miracle Resort”, të kuqtë nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega dhe stafit teknik kanë nisur sot minifazën përgatitore në tokën Turke.

Me skuadrën në Antalia kanë udhëtuar edhe dy lojtarët e afruar së fundmi, Fatjon Jusufi dhe Alessio Hyseni. Përgjatë qëndrimit 10-ditor ekipi do të punojë me një program të ngjeshur stërvitor me dy seanca në ditë.

Në datën 9 janar të kuqtë do të zhvillojnë edhe testin e parë miqësor me ekipin turk Sivasspor.



EMISIONET