Partizani "shlyen" dënimin, grupimi Ultras: Tre vjet burg kush mungon!

Partizani e ka shlyer me gjobë pjesën e mbetur të dënimit nga Komisioni i Disiplinës. Një vendim që i jep dritën jeshile tifozëve të kuq dhe jo vetëm për të qënë prezent në takimin e kësaj fundjave ndaj Teutës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë grupimi i tifozëve të "demave të kuq", Ultras Guerrils, në rrjetin social "Facebook". Ndërkohë, kanë gjetur kohë edhe për të ironizuar me vendimin e kryeministrit Edi Rama që të dënohet me 3 vite burg çdo tifoz që futet në fushën e blertë.

"Rikthehemi në stadium, 3 vjet burg kush mungon në këtë ndeshje !"-shkruhet në faqen zyrtare të tifo-grupit.

Partizani-Teuta luhet këtë të dielë në "Selman Stërmasi" duke nisur nga ora 17:00.


EMISIONET