Partizani nuk bind, eliminohet nga Europa League

Partizani nuk bind, eliminohet nga Europa League

Mbrëmje e errët kjo e sotmja për ekipet shqiptare pjesëmarrëse në fazën kualifikuese të Europa League. Pas Luftëtarit, i ka dhënë lamtumirë Partizani, me "demat e kuq" që kanë humbur dhe ndeshjen e dytë kundër Mariborit me shifrat 2-0.

Dervisheviç dhe Tavarez ishin autorët e golave për sllovenët, ndërkohë që kishin fituar dhe duelin e parë të zhvilluar në "Selman Stërmasi" në shifrat minimale 1-0.

Pas eliminimit të Luftëtarit dhe Partizanit, skuadra e vetme që përfaqëson Kategorinë Superiore është Laçi.

Kujtojmë që Kategoria Superiore përfaqësohet  në turin e dytë të Kupave të Europës me dy skuadra, me Kukësin që këtë vit po garon në Champions League.

Klikoni këtu për të parë FOTOGALERINË



EMISIONET