Skuadra e Partizani ka zhvilluar sot pasdite seancën e radhës në kompleksin sportiv “Pepa”, në orën 18:30.

Në drejtimin e trajnerit Gega grupi i plotë ka kryer përgatitjet e fundit duke mbyllur edhe minifazën përgatitore. Përgjatë këtyre 2 javëve lojtarët kanë marrë ngarkesa të larta me dy seanca në ditë si dhe kanë luajtur 2 takime miqësore të cilat i kanë shërbyer stafit për të konsoliduar ekipin i cili të shtunën do të udhëtoj drejt qytetit të Durrësit.

Testi i fundit përpara llimit të kampionatit, do të jetë Trofeu “Pascucci” ku të besuarit e Gegës përballen me Teutën dhe Lirinë e Prizrenit në stadiumin “Niko Dovana” ora 18:00.

/Ora News.tv/