Partizani evidenton problemet te Kukësi, Duro: Ia dhuruam ndeshjen, duhen edhe 3 blerje

Partizani evidenton problemet te Kukësi, Duro: Ia dhuruam ndeshjen, duhen

Menjëherë pas finales së Superkupës së Shqipërisë, 4-2 ndaj Partizanit, trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro pohoi se zëvendësimi i Rrocës nuk erdhi për shkak dëmtimi të lojtari, por pasi nuk po i përgjigjej ndeshjes.

Ndërkohë, shtoi se skuadra e tij ia fali ndeshjen kundërshtarit, teksa shtoi se i duhen edhe 2-3 lojtarë për të qënë sa më të fortë.

"Futbolli është i tillë pasi duhet ta menaxhosh deri në fishkëllimën e fundit. Më vjen keq pasi kemi dominuar, mund të shënonin edhe golin e tretë. Megjithatë humbën përqendrimin dhe kjo na bëri që të humbasim ndeshjen."

Rroca? "Nuk po justifikonte lojën. Nuk ka zëvendësim. Besoj se spostimi i Musollit në qendër bëri që të jemi më të ekuilibruar. Largimi i Gavazaj na bëri që të pësojmë edhe të humbim ndeshjen. "

Si do të jetë Kukësi i këtij sezoni? "Duhen lojtarë. Presim që këtë javë 2-3 lojtarë për të rregulluar diçka. Edhe kjo ndeshje na vendosi difektet tona. Më shumë e dhuruam ne se sa e meritoi Partizani, por kjo për shkak të largimit të Gavazaj dhe Shkurtaj. Nuk kam mbrojtës."-tha Duro.

EMISIONET