Partizani ka zgjedhur Elbasanin për të përgatitur finalen e Superkupës së Shqipërisë ndaj Kukësit, programuar për tu luajtur më 18 gusht në "Elbasan Arena".

Dueli që vendos përballë kampionët e Kategorisë Superiore dhe fituesit e Kupës së Shqipërisë është takimi hapës i sezonit 2019-2020. Seanca e radhës është zhvilluar në orën 9:30. Në drejtimin e trajnerit Lerda dhe stafit teknik grupi i plotë ka kryer një seancë të karakterit taktik.

Gjendja fizike e lojtarëve rezulton mjaft optimale dhe të gjithë janë të gatshëm për përballjen e ditës së diel ndaj Kukësit. Përgatitjet do të vijojnë të enjten me seancën e radhës.

Takimi mes Kukësit dhe Partizanit pritet të jetë me një rivalitet të madh. Gjithashtu, mësohet se gjyqtari i këtij dueli do të jetë ndërkombëtari, Eldorjan Hamiti.

/Ora News.tv/