Partizan Beograd-Crvena Zvezda: Derbi që ndan dhe bashkon Ballkanin

Partizan Beograd-Crvena Zvezda: Derbi që ndan dhe bashkon Ballkanin

Është derbi që ndal kohën dhe gjithmonë krijon tituj ndonjëherë për arsye të gabuara. Të dielën, Partizani i Beogradit pret Crvena Zvezdën një 90 minutësh ku rivalitet është ndër më të mëdhatë në futbollin evropian.

Një përballje titanësh, që pavarësisht emrave në fushë, është e mbushur me tension, grintë e spektakël, në fushë dhe jashtë saj. Por duelin nuk është vetëm derbi i Beogradit, është rivaliteti që bashkon dhe ndan në dyshë një shtet të tërë. Në prag të kësaj përballjeje, "BBC" ka intervistuar dy protagonistë në të shkuarën të këtij 90 minutëshi, Slavisa Jokanovic, një ish-tifoz, lojtar dhe menaxher i Partizanit të Beogradit dhe ish-mbrojtësin e "Yllit të Kuq", epiteti që mban Crvena, Darko Nikolic.

"Kur bëhet fjalë për rivalitetin e Beogradit, Serbia ka dy shtete mendore. Ju jeni ose një yll i kuq apo një tifoz i Partizanit, ndoshta 50% e qytetarëve tanë mbështesin Crvena dhe rreth 45% Partizanin."-nis prononcimin e tij Jokanovic, përcjellë "Oranews".

Jokanoviç u rrit në Novi Grad, 60 milje nga Beogradi, por ishte një mbështetës i Partizanit dhe fitoi ligën e 1992-93 gjatë tre viteve të tij duke luajtur për klubin para se të menaxhonte ata në vitet 2007-08 dhe 2008-09.

"Nuk është vetëm qyteti, i gjithë vendi po flet për këtë lojë,"-shtoi ai. Është derbi mes dy skuadrave më të famshme serbe dhe në të kaluarën dy ekipet më të njohura të futbollit jugosllav. Kjo është një ditë e veçantë për përkrahësit e të dy klubeve.

"Crvena është ekipi më i famshëm ndoshta 55 ose 60% e njerëzve janë mbështetësit e Yllit të Kuq. Unë jam përkrahës i Partizanit. Jam shumë i kënaqur me zgjedhjen time. Unë kam qenë shumë i lumtur për të mbrojtur ngjyrat e tyre në momentet e mira dhe të këqija. Unë gjithmonë qëndroj me ekipin tim ".

Nikolic me bazë në Beograd thotë:

 "Nuk është e çuditshme që dhurata e parë për një fëmijë është diçka me stemën e Yllit të Kuq apo Partizanit.

Rivaliteti shkon përtej futbollit, me të dyja klubet që kanë ekipe nëpër disa sporte, diçka mjaft e zakonshme në Evropën kontinentale.

"Ne përdorim fishekzjarre kur luhen ndeshje basketbolli, dhe nganjëherë edhe kur është hendbolli ose një ndeshje volejbolli në mes të këtyre dy klubeve. Të dy kanë të paktën 20 skuadra sportive, kështu që janë 20 ose më shumë mundësi dy herë në sezon për ditën e derbit, "-shtoi Nikoliç.


Derbi i Beogradit ka një lidhje të gjatë me dhunën, më së shumti në vitin 1999, kur një tifoz adoleshent i Yllit të Kuq u vra nga një plumb që u hodh nga tifozët e Partizanit.

Në vitin 2013, 104 arrestime u bënë pas përleshjeve para, gjatë dhe pas takimit. Dhe në një derbi tjetër atë vit, tifozët i vunë zjarrin tribunave të stadiumit.

Në vitin 2015 derbi u shty për 45 minuta për shkak të përleshjeve mesturmës, me tifozët që hodhën stolat dhe hapën flakë drejt policisë. Kur loja nisi, tifozët hodhën granata lotsjellëse rreth fushës.

"Është e vështirë, ndonjëherë kjo lloj loje shkon në mënyrë të gabuar, mund të jetë interesante për njerëzit jashtë vendit, por ne jemi pak të lodhur nga situata. Është ende një prej derbeve më të mëdha në botë. Ajo që ne duam është më shumë cilësi dhe futboll më i mirë, dhe pak më të qetë në turmë, pa dhunë".-thotë Jokanovic.

Përkundër gjithë kësaj, gazetari Nikolic thotë se gjatë sezoneve të shkuara ka pasur më pak skena dhune.

"Nuk ka dhunë të magnitudës si në vitet 1990 apo në fillim të shekullit të 21-të, më shumë për shkak se policia është më e gatshme se kurrë dhe ne kemi ligje të reja dhe të ashpra ndaj atyre që kryejnë dhunë në ngjarjet sportive. Por ende ekziston një rrezik i lartë që do të ndodhë përplasjet, pasi njerëzit vijnë nga të gjithë shtetet përrreth, jo vetëm nga Serbia, por edhe nga Ballkani e Evropa. Tifozët e Yllit të Kuq kanë lidhje të forta me 'vëllezërit' nga Spartak Moska dhe Olympiakos.

Nga 104 tifozë të arrestuar pas asaj ndeshje të vitit 2013, 20 ishin nga Bosnje-Hercegovina, katër ishin rusë dhe një ishte shtetas grek.

"Në stadiumin nuk ka më përplasje mes rivalëve, për shkak të policisë, gardheve të mëdha dhe kujdestarëve, por mund të ketë dhunë nga djegia e diçkaje. Është ndonjëherë e frikshme, kështu që ju mund të kuptoni pse prindërit nuk do t'i marrin fëmijët e tyre të vegjël në ato lojëra ",-shtoi Nikoliç.

"Rivaliteti mes tifozëve është kaq i madh që nuk keni nevojë për derbi për t'u ndeshur. Shumë përkrahës të zakonshëm, të cilët ndjekin lojëra të zakonshme, refuzojnë të shkojnë në ndeshjen Ylli i Kuq-Partizani për shkak të frikës nga dhuna".

 Problemi duket se ka marrë forma të mëdha pas viteve '90, pasi Jokanoviçin thotë se derbi ka pasur më pak dhunë gjatë kohës së Jugosllavisë komuniste në vitet 1980 dhe 1990 - por shtoi:


"Nuk e di pse, nuk mund ta shpjegoj. Ka më pak mbështetës tani sesa koha që kam luajtur unë,"-tha ai. "Kam luajtur para 100,000 apo 55,000 në stadiumin tonë, por tani, për shkak të rregulloreve të Uefa, kapaciteti është më i vogël. Unë pashë shumë ndeshje me grupimin ultras. Ishte pak më i qetë dhe pa ndonjë dhunë".-përfundoi gazetari i "Blic".

Derbi mes Partizanit të Beogradit dhe Crvena Zvezdës është programuar për tu luajtur këtë të dielë, duke nisur nga ora 19:00.



EMISIONET