Partia Socialiste do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare, me një axhendë me në fokus ndryshime në strukturën e sekretariatit dhe analizë të zhvillimeve brenda partisë dhe të qeverisjes.

Sipas burimeve për Ora News, ndryshimi i sekretariatit të përbërë nga 8 sekretare do të jetë në fokus të vendimmarrjes, ndërsa një vend të veçantë të diskutimit do të zërë diskutumi për ecurinë e zgjedhjeve në parti.

Sekretariati aktual i PS përbëhet nga  Musa Ulqini, Taulant Balla, Elisa Spiropali, Bashkim Fino, Ilir Beqja, Alfred Peza, Stefan Çipa dhe Blerina Gjylameti. 

-Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm

-Ilir Beqaj, Koordinatori Kombëtar për Programin

-Bashkim Fino, Sekretar për Organizimin Administrativ

-Alfred Peza, Sekretar për Organizimin Digjital

-Musa Ulqini,  Sekretar për Organizimin e Burimeve Njerëzore

-Stefan Çipa,  Sekretar për Emigracionin

-Elisa Spiropali, Sekretare për Rininë

-Blerina Gjylameti,  Sekretare për Koordinimin Elektoral

Gjithashtu, në Asamble do të diskutohet dhe për ecurinë e zgjedhjeve në parti. Asambleja e PS do të mblidhet në një prej komplekseve në kryeqytet, ndërsa pjesë e saj do të jenë dhe raportimet e deputetëve në terren dhe raportimi i Ministrave te qeverisë.

Në këtë mbledhje të parë të forumeve të larta të PS, në javën e parë të vitit 2018 selia rozë pritet të bëjë një përmbledhje të punës së bërë gjatë këtyre muajve të qeverisjes gjatë mandatit të dytë, pas zgjedhjeve të fituara bindshëm në zgjedhjet e 25 qershorit.

Por kjo Asamble e socialistëve mund të sjellë edhe ndryshime e risi në strukturat drejtuese të partisë së vetme në qeverisje.

/Ora News.tv/