Partia e Erdogan kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll

Partia e Erdogan kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll

Partia e Presidentit turk Erdogan ka dorëzuar sot kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll.

Pas zgjedhjeve partia AK e Erdogan dhe opozita kanë shpallur fitoren në Stamboll, duke krijuar një konfuzion në popullin turk.

“Ne kemi dyshime (për zgjedhjet në Stamboll) dhe ende nuk kemi qenë në gjendje t’i zgjidhim këto dyshime”, tha Ali İhsan Yavuz, zëvendëskryetar i AK Partisë, raporton Anadolu Agency .

Ai shtoi se vetëm YSK mund ta zgjidhë këtë dyshim.

Sipas rezultateve jozyrtare, Ekrem İmamoğlu i partisë CHP ka kryesuar garën me 48,79 për qind të votave para të gjitha rinumërimeve, përpara kandidatit të AK Partisë Binali Yıldırım, i cili ka siguruar 48,51 për qind.

Duke i kontestuar rezultateve pas shfaqjes së “parregullsive të organizuara”, AK Parti ka kërkuar rinumërim të votave.

EMISIONET