Parqe rekreative në Shijak, Klosi në aksionin e mbjelljeve të reja

Parqe rekreative në Shijak, Klosi në aksionin e mbjelljeve të

Ministri Blendi Klosi mori pjesë në mbjelljen e pëmeve të reja në Bashkinë e Shijakut. Ministri e vuri theksin tek investimet për mjedisin dhe zhvillimin e turizmit në zonë.

110 rrënjë kumbulla të Kuqe u shtuan në rrugët e Shijakut. Mbjelljeve të reja iu bashkua edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili theksoi përfshirjen e dy zonave të Shijakut në planin e 100 fshatrave që do të mbështetjen për zhvillimin e turizmit.

Klosi: Me bashkinë ne po shikojmë mundësinë për të krijuar disa parqe rekreative edhe në kuadër të projektit tonë të 100 fshatrave, ku 2 nga fshatrat e Shijakut, janë zgjedhur si fshatra pilot për bukuritë natyrore që ofrojnë dhe për mundësitë e shkëlqyera që kemi për agroturizëm.  Jemi në një bashkëpunim të vazhdueshëm me këtë bashki e cila është nga bashkitë simbol për dashurinë ndaj natyrës.

Mbjelljet e reja, tha Klosi, do të vijojnë në të gjithë vendin, ndërsa bëri thirrje për t'iu bashkuar masivisht aksionit në datat 23 dhe 24 shkurt.

Klosi: Projekti do të vazhdojë në çdo cep të qytetit për të shtuar gjelbërimin. Po ashtu me bashkinë po shikojmë mundësinë për të krijuar disa parqe rekreative edhe në kuadër të projektit tonë të 100 fshatrave, ku 2 nga fshatrat e Shijakut, janë zgjedhur si fshatra pilot për bukuritë natyrore që ofrojnë dhe për mundësitë e shkëlqyera që kanë për agroturizëm.

Ndërsa kryebashkiaku, Ardian Kokomani, tha se pas mbjelljes së kumbullave do të nisë mbjellja e 220 fidanë bliri dhe rrapi, kontribut nga Ministria e Mjedisit.

EMISIONET