Parlamenti Europian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Parlamenti Europian voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Parlamenti Europian ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

420 deputetë të PE kanë votuar për liberalizimin e vizave ndërsa 186 ishin kundër. 22 kanë abstenuar.

Tanja Fajon, raportuesja për Kosovën, është shprehur e lumtur për këtë votim.

“Qytetarët e Kosovës një hap më afër lëvizjes pa viza në Evropë. E lumtur që kam marrë dritën e gjelbër nga Parlamenti Evropian me një shumicë për negociatat me Këshillin Evropian për liberalizim vizash për Kosovën. Përballja vazhdon me qeveritë e Bashkimit Evropian, dhe nuk do të ndalem deri ta arrijmë”, ka shkruar Fajon në Twitter.

Ky vendim u përshëndet edhe nga kryeministri Ramush Hardinaj dhe ministri i Jashtëm, Behgjet  Pacolli.

Haradinaj: Urime qytetarë të Kosovës! Së shpejti do të lëvizni lirshëm në Europë. Falënderues ndaj të gjithë deputetëve dhe grupeve parlamentare, të të gjitha partive e shteteve anëtare, që në Parlamentin Europian e mbështetën të drejtën tonë për lëvizje të lirë.

Pacolli: Urime Kosovë, urime e dashura rini e Kosovës. Kaluam edhe sfidën e radhës! Parlamenti Evropian sapo votoi PRO liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës."

Presidenti Thaçi në një reagim në faqen zyrtare thotë se Qytetarët e Kosovës sot janë edhe një hap më afër drejt realizimit të një të drejte bazike në familjen evropiane, lëvizjen e lirë në zonën Shengen. 

Ai shprehu bindjen se brenda një periudhe të shkurtër kohore, do të përmbyllet tërësisht ky proces dhe qytetarët pas një rrugëtimi të gjatë dhe tejet të mundimshëm, do të jenë të barabartë me të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian.

Aktualisht Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, ku qytetarët nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Shengen.

EMISIONET