Parlament me 80 deputetë

Parlament me 80 deputetë

Djegia e mandateve të opozitës nga ana formale do të marrë gjithë kohën 30 ditore që është parashikuar në rregullore nga Kuvendi që do të thotë se procedura mund të zgjasë disa muaj. Megjithatë, nëse asnjë kandidat i listave jofituese nuk merr mandatin e lënë nga deputetët opozitare, parlamenti do të ngelet me vetëm 80 deputetë që do të cënojnë garantimin e ushtrimin të funksionit të tij të plotë.

Heqja dorë e nga mandatet e deputetit për opozitën mund të jetë një proces që zgjat.

Nisur nga forma ligjore, çdo deputet i Partisë Demokratike duhet të njoftojë publikisht Këshillin e Rregullores dhe Mandateve nëpërmjet një shkrese të firmosur, për lënien e mandatit. Kuvendi ka 30 ditë kohë për të shqyrtuar kërkesën.

Me gjasë, Kuvendi do ta marrë të gjithë kohën e parashikuar për të verifikuar kërkesat duke thërritur secilin deputet për t’u siguruar nëse firma është e tyre apo jo. Pas kryerjes së këtij procesi, Kuvendi njofton Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vakancat e krijuara dhe zëvendësimin e tyre.

Me marrjen e njoftimit, KQZ njofton të gjithë deputetët e listës për t’i dhënë mandatin. Partia Demokratike ka patur 194 kandidatura, dhe mandati do t’i kalojë 148 kandidatëve që nuk dolën fitues në zgjedhjet e 2017.

LSI ka patur 146 kandidatë dhe nga këta vetëm 19 morën mandatin dhe një la mandatin. Kështu janë edhe 127 kandidatë jo fitues që do duhet të shprehen nëse do duan ta marrin mandatin ose jo duke qenë se Lefter Koka nuk pranoi ta lërë mandatin e tij.

Nëse të gjithë kandidatë jo fitues do të refuzojnë të jenë pjesë e parlamentit, atëherë Kuvendi do të ngelet vetëm me 80 deputetë.

Kjo garanton funksionalitetin por është një shumicë që nuk garanton miratimin e ligjeve që kërkojnë 84 vota.

Në këtë situatë, opozita ka njoftuar protestë përpara parlamentit të enjten në orën 10, në një seancë ku Kuvendi do të mblidhet për të votuar ligje të rëndësishme si struktura e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë por po ashtu edhe interpelanca e kërkuar nga deputetët e LSI për Ministren e Financave në lidhje me buxhetin e bashkisë së Skraparit.

Një pikë tjetër e rëndësishme e kërkuar nga opozita është edhe ngritja për herë të dytë e Komisionit Hetimor për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

EMISIONET