Paris Hilton: Besoja në përralla

Biondina ishte në prag të martesës, por që i dha fund fejesës me këngëtarin Chris Zylkan.

Së fundi ka reaguar bukuroshja duke thënë fund hamendësimeve rreth ndarjes dhe i ka uruar fat në të ardhmen ish të dashurit.

“Thjesht ndjej se kur bie në dashuri, unë bie kokë e këmbë. Por kjo romancë ishte si një rreth vicioz. Unë gjithmonë kam qenë e fiksuar me historitë e përrallave dhe mendova se kjo do të ishte përralla ime me fund të lumtur, por me kalimin e kohës kuptova që martesa nuk ishte vendimi i duhur”, u shpreh ajo.

“I uroj Chris më të mirat! Do të doja që një ditë të martohesha dhe të bëja fëmijë, por tani për tani dua të fokusohem te vetja dhe puna ime”, vijoj Paris.

 Hilton nuk ka pranuar t’ia kthej Chrisit unazën 20 karatëshe të vlefshme dy milionë dollarë.

EMISIONET