Situata meterologjike nuk duket aspak optimiste. Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira. 

Në zonën veriore të vendit do të ketë reshje shiu të herë pas hershme, lokalisht shtrëngata dhe stuhi më të pranishme në pjesën e dytë të ditës. Intensiteti më i lartë i reshjeve në veri-veriperëndim.

Në Alpe në lartësi reshje të pakta dëbore. Në zonën qendrore dhe jugore të vendit do të ketë reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata dhe stuhi, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Ndërkohë gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare dhe të dendura, si dhe kthjellime të pakta dhe afatshkurtra.

Reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët në zonën e qendrore dhe jugore të vendit.

Në zonën veriore dhe kryesisht në veriperëndim reshjet do të jenë me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive kalimtare.

Reshje dëbore të dobwta në Alpe dhe verilindje në lartësi mbi 800 metër.

/Ora News.tv/