Paraqitjet fenomenale në Kroaci, Liege shumë pranë ish-mbrojtësit të Partizanit

Paraqitjet fenomenale në Kroaci, Liege shumë pranë

Kolonia e futbollistëve me origjinë shqiptare te Standart Liege mund të rritet që në këtë merkato vere.

Pas Mërgim Vojvoda, skuadra legjendare belge ka vënë në shënjestrën e saj mbrojtësin e qendrës, Amir Rrahmani. 25 vjeçari ka zhvilluar një sezon fantastik në radhët e Dinamo Zagreb, duke ngjallur interesin e shumë skuadrave Europiane. Mes tyre është edhe Liege, që duket se ka fituar garën me Celtic për të arritur te ish-mbrojtësi i Partizanit.

Eksperienca e madhe e Rrahmanit do të sjell muskuj dhe freski në skuadrën e Liege, me trajnerin Michel Preud'homme që kërkon ta nis ndërtimin e skuadrës nga mbrojtja. Në listën e tij ndodhen edhe emra mjaft të njohur, si Zinho Vanheusden, Xian Emmers, Aleksandar Boljeviq, dhe Omar El Kaddouri.

EMISIONET