Paraqitje fantastike ndaj Milan-it, mediat italiane vlerësojnë heroin e Lazio-s

Paraqitje fantastike ndaj Milan-it, mediat italiane vlerësojnë heroin

Tomas Strakosha tregoi edhe njëherë, që është padyshim një nga portierët më të mirë të Serisë A dhe e ardhmja e tij pritet të jetë mjaft e ndritur.

Portieri i talentuar shqiptar, u shfaq në lartësinë e duhur  në përballjen e djeshme kundër Milanit, duke treguar siguri në katërkëndësh dhe madje arriti të priste penalltitë e Rodrigues dhe Montolivos, por pavarësisht performancës së shkëlqyer të Strakoshës, Lacio nuk arriti të kualifikohej për në finale e Kupës së Italisë.

Paraqitja e shqiptarit nuk ka kaluar pa u vënë re, me mediat italiane që kanë vlerësuar maksimalisht paraqitjen e 22 vjeçarit.

“Corriere Dello Sport” i vendosi shqiptarit notën 7,5 për paraqitjen e mbrëmshme, ndërsa “Gazzetta Dello Sport” e vlerësoi me notën 7. Strakosha ishte lojtari më i vlerësuar në radhët e Lacios për paraqitjen që bëri në fushë.

EMISIONET