Paralajmërimi i Bashës: Kriminelë të arrestuar dhe liruar, shumë shpejt filmime të reja

Paralajmërimi i Bashës: Kriminelë të arrestuar dhe liruar,

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se disa kriminelë janë liruar pas arrestimeve për shkak se kanë kërcënuar me video Edi Ramën duke mbushur kutitë e votimit.

Pjesë nga biseda: 

Basha: Janë arrestuar disa kriminelë dhe janë liruar përsëri. Shumë shpejt do të keni prova për këtë. Janë liruar sepse kanë treguar filmimet që kanë bërë gjatë zgjedhjeve të 2017-s duke mbushur kutitë e votimit. Me këto video kanë kërcënuar qeverinë, Edi Ramën dhe vartësit e tij. Shumë shpejt këto të dhëna do të publikohen nga media e lirë dhe e pavarur.

Zheji: Pra një dosje tjetër.

Basha: Është një kryeministër që i merr vendimet nga hatri i kriminelëve dhe oligarkëve. Nuk i merr mbi interesin e njerëzve. As për dashurinë dhe as për frikën ndaj popullit.

EMISIONET