Ka dhe shumë ditë nga hapja zyrtare e merkatos së verës, por klubet kanë nisur që tani që të pikasin elementët që do i shërbejnë në sezonin e ardhshëm. Një nga emrat më të lakuar në tregun e futbollistëve është ai i mesfushorit të Liverpool-it, Emre Can. 

Gjermani mbetet në radarin e klubit italian të Juventusit, por mesfushori po këmbëngul se nuk ka marrëveshje paraprake me ndonjë klub.

Sigurisht që duhet të mendoj për të ardhmen time në futboll. Unë nuk kam nënshkruar për ndonjë klub, jam i përqendruar në paraqitjet e këtij sezoni. Ne duam të përfundojmë në vendin e dytë në Premier League. Ne jemi në çerekfinale të Champions League dhe duam të vazhdojmë më tej. Aktualisht jam i përqendruar në takimet e Liverpoolit. Agjenti im ka bllokuar të gjitha negociatat, unë jam duke menduar vetëm për futbollin”,- tha turko-gjermani.


Theksojmë se në shumë raste mediat kanë raportuar për arritjen e një marrëveshje mes agjentit të lojtarit dhe kampionit të Serie A.

/Ora News.tv/